TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Gusht 2025, 08:14

“Avash avash se na shtype”, ja si nisi sherri me thika në Fier

Shkruar nga Pamfleti

“Avash avash se na shtype”, ja si nisi sherri me thika në Fier

Dy të rinj janë paraqitur mbrëmjen e së premtes në spitalin rajonal të Fierit me plagë të shkaktuara nga thika. Të plagosurit janë identifikuar si Albion Majaci dhe Loni Seitaj, të cilët u përfshinë në një konflikt mes tyre, që çoi në përdorimin e thikave dhe plagosjen e të dyve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”.

Sipas raportimeve, gjithçka ka nisur nga një debat i rëndomtë.

“Avash se na shtype me makinë”, ishte fraza që ka nisur debati mes të rinjve.

Loni Seitaj ka qenë duke ecur tek vijat e bardha së bashku me të vëllanë, ndërkohë që Albion Majaci i shoqëruar nga një shok po kalonte me makinë. “Avash se na shtype”, ka thënë Seitaj, gjë që ka zemëruar 28 - vjeçarin i cili ka dalë nga automjeti i tij dhe fillimisht janë sharë, sherr që ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

"Rreth orës 21:40, në spitalin e Fierit, janë paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi A. M., 28 vjeç dhe shtetasi L. S., të cilët dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës (thikë), pas një konflikti me njëri-tjetrin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimim e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.", njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje