TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2025, 22:56

Ngjarje e rëndë në Berat/ Tentoi të vriste një kafshë të egër, 53-vjeçari qëllon aksidentalisht për vdekje shokun e tij!

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Berat/ Tentoi të vriste një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bogdan në Berat, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu nga bashkëfshatari i tij 53-vjeçar.

Mësohet se Adriatik Toska, 57 vjeç, ishte duke ruajtur parcelat me misër së bashku me Dhimitër Kuqin, 53 vjeç, për të parandaluar dëmtimin nga derrat.

Gjatë një përpjekjeje për të qëlluar një derr, Kuqi ka shtënë aksidentalisht me çifte, duke goditur rëndë Toskan, duke e plagosur rëndë. 57-vjeçari më pas humbi jetën në spital pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra. 

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Autori i aksidentit, 53-vjeçari Kuqi, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Beratit për hetime të mëtejshme.

"Rreth orës 21:00, në fshatin Bogdan, Berat, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Shtetasi Th. K, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje