TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Nëntor 2025, 12:08

Bëri për spital një person bashkë me të atin, AMP arreston policin në Krujë

Shkruar nga Pamfleti
Bëri për spital një person bashkë me të atin, AMP
Pamje nga arrestimi

Një efektiv i Patrullës së Policisë së Krujës është përfshirë në një incident të rëndë, që i ka kushtuar dhe prangat.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi sot (7 nëntor) se ka arrestuar policin pasi bashkë me babanë e tij kanë dhunuar dhe bërë për spital një person me të cilin kishin konflikte, madje edhe e kanë kërcënuar. Aksioni u krye nga AMP e Rajonit Durrës-Kavajë, bashkë me Prokurorinë e Tiranë, ndërsa i dëmtuari po mjekohet te Trauma.Efektivi i prangosur është K.K., me detyrë Trupë Shërbimi, që akuzohet për veprat penale “kanosja” dhe “shpërdorim i detyrës”.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 84 dhe 248 të Kodit Penal.

Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë", njofton AMP. 

Lini një Përgjigje