TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Nëntor 2025, 10:44

U dënua me 15 vite burg për drejtimin e një bande droge, Gjykata e Lartë prish vendimin për të shumëkërkuarin Domart Konjari!

Shkruar nga Pamfleti

U dënua me 15 vite burg për drejtimin e një bande droge, Gjykata

Apeli i GJKKO, do të rigjykojë dosjen penale ndaj të shumëkërkuarit të drejtësisë Domart Konjari, me një tjetër trupë gjykuese.

Mësohet se Gjykata e Lartë një ditë më parë ka prishur vendimin e shkallës së dytë, që e ka dënuar Konjarin me 15 vite burg në mungesë.

Konjari më 7 tetor të vitit 2021 u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për një sërë akuzash që përfshihen “Krijim, organizim dhe drejtim organizate kriminale”; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave, vizave” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike. 

Sipas prokurorisë, Konjari është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine në Europë e kryesisht në Francë.

Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës në disa shtete të Europës Qendrore pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin në Amerikën e Jugut.

Ai është gjithashtu i akuzuari kryesor për ekzekutimin e Devi Kasmit, me të cilin kishte pasur edhe bashkëpunim në fushën e narkotikëve.

Lini një Përgjigje