TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Nëntor 2025, 11:47

"Pse s’e mbarove punën, do ta pres fytin"/ Gjyqi ndaj Plautent Dervishajt e Julian Meçajt, prokurori lexon deklarimet e dëshmitarit okular

Shkruar nga Pamfleti
"Pse s’e mbarove punën, do ta pres fytin"/ Gjyqi ndaj
Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të cilët po gjykohen për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos në vitin 2019, tre dëshmitarët e thirrur nuk u paraqitën, pasi nuk u gjetën në banesë.

Në gjyq prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi lexoi deklarimet e një dëshmitari okular që ka parë automjetet që u përdorën në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos në 1 nëntor 2019, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Dëshmitari ishte thirrur në gjyq, por ai nuk është gjendur pasi është larguar nga territori shqiptar ndaj prokurori lexoi deklarimet e tij dhënë pas ngjarjes para oficerit të policisë gjyqësore.

“Dy makinat ndaluan dhe pashë që personat që dolën filluan të debatojnë. Njëri që kishte thikë në dorë i tha pse s’e mbarove punën, do ta pres fytin të … Robt”.

Prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi lexoi edhe deklarimet e dhëna nga Aleksandër Laho pas ngjarjes ku ai mbeti i plagosur.

Edhe “Rrumi” nuk është gjetur për t’u thirrur si dëshmitar, pasi ai është person i shpallur në kërkim.

Çfarë tha “Rrumi” pas atentatit në 1 nëntor 2019?

“Para atentatit ishim për drekë me Arjan Ndojën e një shok të tij. Kur u nisëm kam parë një vajzë me emrin Lusi që e njihja në trotuar, e cila shikonte nga ne dhe pastaj ajo hipi në një automjet me një zyrtar të Hipotekës”.

Plaurent Dervishaj: Dëshmitarët duhet të vijnë në sallë të na shohin a jemi ne ato personat tek “Benzi”. Për “Rrumin”, zoti prokuror i beson asaj dëshmie apo jo?

Julian Meçaj: Ç’punë kanë këto dëshmitarë me procesin tim, s’e kuptoj...

Për këtë proces SPAK ka kërkuar si dëshmitarë edhe disa persona të tjerë, ndër to dhe Luan Matën, babain e Ervin Matës.

plarent dervishajt dhe julian meçe

Lini një Përgjigje