TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2026, 22:40

Blindohet Fushë-Kruja, policia aksion “blic” për ndalimin e personave në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Blindohet Fushë-Kruja, policia aksion “blic” për ndalimin

Një aksion “blic” i policisë po zhvillohet mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë-Krujës. Forcat e Komisariatit të Krujës dhe njësitë operacionale të Policisë së Tiranës po ushtrojnë kontrolle për persona në kërkim, armë dhe lëndë narkotike

Policia ka vendosur postoblloqe në akset kryesore të rrethit. Në këtë aksion po marrin pjesë forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me njësitë operacionale të Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Kontrollet synojnë parandalimin e veprimtarisë kriminale, ndalimin e personave në kërkim dhe kapjen e atyre që qarkullojnë me armë ose lëndë narkotike.

Drejtuesit e rinj të komisariatit kanë vënë nën monitorim zonat e njohura si “të nxehta”, ku ka eksponente me rekorde kriminale, si dhe zonat e kultivimit të kanabisit. Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë në rrethin Krujë.

aksion blic

Lini një Përgjigje