TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Shtator 2023, 19:21

Blindohet Vlora, policia dhe FNSH pika kontrolli në çdo kryqëzim

Shkruar nga Pamfleti

Blindohet Vlora, policia dhe FNSH pika kontrolli në çdo

Mbrëmjen e sotme Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka ngritur pika kontrolli në disa prej akseve të qytetit bregdetar.

Sipas informacioneve efektivët e policisë janë duke ndaluar mjetet njëri pas tjetrës dhe po ushtrojnë kontroll ndaj drejtuesve të tyre dhe personave që ndodhen brenda. Sipas raportimeve, në objektivin e policisë janë makinat që qarkullojnë me xhama të zinj.

Ndërkohë ende nuk ka të dhëna nëse policia është në kërkim të ndonjë të dyshuari, teksa kontrollet vijojnë prej disa orësh tashmë.

policia fnsh vlorë

Lini një Përgjigje