TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Tetor 2025, 20:02

“Bujar Deliallisi je ti?”/ Publikohen pamjet e arrestimit të Aldo Avdylit, momenti kur replikon me zv/drejtorin e policisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Bujar Deliallisi je ti?”/ Publikohen pamjet e arrestimit të

Në një video të publikuar nga Sali Berisha në rrjetet sociale, shfaqet momenti i arrestimit të Aldo, alias Elidon Avdyli, i ndaluar dy ditë më parë në një apartament me qira në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Në pamjet e shpërndara, Avdyli dëgjohet teksa përmend emrin e Bujar Deliallisit, nëndrejtor i Policisë së Durrësit. Sipas denoncimit të qytetarit që ka dërguar videon, Deliallisi është mik i “Pojës”, nofka e Xhevdet Troplinit, një emër i njohur për organet e rendit.

Aldo Avdyli është i dyshuar nga SPAK për organizimin dhe financimin e vrasjes së Edmir Koçit, i njohur si “Maloku”, në vitin 2021 në Durrës. Ai u arrestua pas disa muajsh në kërkim.

Lini një Përgjigje