Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me operacionin ndërkombëtar të antidrogës, ku Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare goditën një grup kriminal në Kurbin.
Mësohet se janë firmosur urdhër arreste vetëm për 6 persona, mes tyre Ardit Ismailuka, ish-zyrtar policie.
Po ashtu bëhet e ditur se janë ushtruar kontrolle në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe ku janë gjetur dhe dy armë.
4 gomonet e bllokuara tanimë nga autoritetet mësohet se janë nisur rreth orës 19:00 të pasdites nga Patoku.
Veliera është me flamur ukrainas nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në Adriatik, 18 milje nga laguna e Patokut.
Hetimi po drejtohet nga prokurori i SPAK Vladimir Mara.
Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas. Baza e grupit kriminal ishte në Fushë Kuqe të Kurbinit.
Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë parash.
Pritet që sot SPAK të dalë me një komunikatë zyrtare për këtë operacion.
Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar ditën e djeshme nga policia shqiptare në bashkëpunim me SPAK dhe Guardia di Finanza italiane. Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit. Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona ndërsa janë arrestuar 6 persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë. Mes të arrestuarve është edhe ish-shefi i policisë Arlind Ismailuka.
Lini një Përgjigje