TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2024, 10:35

Detaje nga operacioni i SPAK në Shkodër, shoqërohen në polici disa persona; sekuestrohen armë dhe 5 makina të blinduara

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga operacioni i SPAK në Shkodër, shoqërohen në

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i gjerë policor që është zhvilluar në Shkodër.

Forcat RENEA kanë kryer kontrolle intensive në Shkodër dhe fshatrat përreth nga mbrëmja e së mërkurës deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, 12 dhjetor 2024. 

Mësohet se SPAK dhe RENEA po kryejnë kontrolle me qëllim mbledhjen e provave për zbardhjen e masakrës së 30 tetorit ku u vranë me armë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe humbën jetën aksidentalisht çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Operacioni është fokusuar në banesat e personave me precedent penal.

Ndërkohë, janë shoqëruar në polici disa persona. Janë sekuestruar disa armë dhe 5 makina të blinduara të cilat pritet të analizohen për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

 

Lini një Përgjigje