TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2024, 10:00

Aksident tragjik në Itali, shqiptari bie nga 6 metra lartësi dhe humb jetën në vendin e punës!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Itali, shqiptari bie nga 6 metra lartësi dhe humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali, ku një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Lulzim Buci.

Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është Lulzim Buci. Ai humbi jetën në vendin e punës, pasi ra nga një lartësi prej 6 metrash, pasi struktura e betonit në magazinën ku ai po punonte u shemb.

Bashkë me 53-vjeçarin u aksidentua edhe një punonjës tjetër 31 vjeç maroken, i cili mbeti i plagosur.

Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje