Kronike10 Dhjetor 2023, 11:23

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Korçë, banori i zonës: Dëgjuam krisma disa herë

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Korçë, banori i

Një i moshuar, banor i zonës ka treguar detaje nga konflikti mes disa personave në Korçë që përfundoi me plagosjen me armë zjarri në këmbë të njërit prej tyre si dhe plagosje me sende të forta të një personi tjetër.

Sipas burimeve të policisë, personat e përfshirë në konflikt kanë qenë në gjendje të dehur.

I moshuar tha se kishte dëgjuar disa të shtëna, por nuk ishte në dijeni të konfliktit.

“Nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Dëgjuam krisma një herë a dy herë, shtinë ata”, u shpreh qytetari.

Njëri prej personave ka debatuar me palën tjetër teksa ishin duke dalë nga lokali dhe në gjendje të dehur kërkonte që ti hapnin rrugën. Kaq ka mjaftuar që të fillonin një konflikt i cili degradoi në përdorimin e armës dhe mjeteve të tjera të forta.

Nga ky konflikt mbetën të plagosur dy persona të cilët aktualisht janë duke marrë mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 3 të qytetit, ku një 33-vjeçar i identifikuar si Igli Hoti u plagos në këmbë me armë zjarri, ndërsa Artan Qershori ka mbetur i plagosur pasi u godit me mjete të forta.



                        

detaje plagosje arme krisma