Kronike10 Dhjetor 2023, 10:21

Të shtëna me armë zjarri pas sherrit në lokal në Korçë, plagosen 2 persona

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri pas sherrit në lokal në

Dy persona janë plagosur në Korçë, pas një sherri për motive të dobëta që ka nisur në ambientet e një lokali dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ku një 33-vjeçar i identifikuar si Igli Hoti u plagos në këmbë me armë zjarri, ndërsa Artan Qershori ka mbetur i plagosur pasi u godit me mjete të forta.

Të dy janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Policia ka shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po merr në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.

Po ashtu është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet për kapjen e tyre.

“U konfliktuan për motive të dobëta, ku si pasojë e konfliktit mbeti i plagosur  me armë zjarri një 33-vjeçar dhe u dëmtua me mjete të forta një shtetas tjetër, Policia identifikon menjëherë autorët e dyshuar të ngjarjes dhe vijon punën për kapjen e tyre.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Korçë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, midis disa personave, të nisur më herët në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi I. H., 33 vjeç dhe i dëmtuar me mjete të forta shtetasi A. Q., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.

Si rezultat i veprimeve të  para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre”, njoftoi policia.

arrestim korce konflikt