
Detaje të reja janë zbardhur nga sherri mes të rinjve në parkingun e një qendre tregtare te Mbikalimi i Rinasit, që përfundoi në të shtëna me armë duke lënë një person të plagosur në këmbë dhe një tjetër me sende të forta.
Mësohet Policia ka sekuestruar automjetin me të cilin autorët e plagosjes u larguan pas ngjarjes.
Mjeti është gjetur i braktisur, ndërsa ende nuk dihet se si autorët kanë vijuar arratisjen më pas.
Konflikti dyshohet të ketë nisur për shkaqe banale.
Dy të plagosurit, Fabjo Arifaj dhe Grisjan Latifaj, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë përpara hetuesve.
Po verifikohet se kujt i përket makina.
Lini një Përgjigje