TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Tetor 2025, 15:07

Plagosja me armë zjarri tek mbikalimi i Rinasit, reagon Policia

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja me armë zjarri tek mbikalimi i Rinasit, reagon Policia

Policia ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri mesditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta, 25-vjeçari Fabjo Arifaj është plagosur në këmbë nga 22-vjeçari Grisjan Latifaj. Ky i fundit është dhunuar me sende të forta nga i riu dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi tek mbikalimi i Rinasit.

“Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje