TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2023, 07:40

Detaje nga shpërthimi me tritol, Skënder Lika ndodhej në shtëpi bashkë me bashkëshorten e tij

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga shpërthimi me tritol, Skënder Lika ndodhej në

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Sanxhak të Laçit, ku i është vendosur një sasi tritoli banesës së Skënder Likës.

Mësohet se Skënder Lika ka qenë në banesë bashkë me bashkëshorten e tij, pasi është liruar nga burgu për vrasjen e Rakip Rolit pak vite më parë.

Policia pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes i ka larguar nga banesa. Në burg për vrasje e biznesmenit Roli, ndodhet ende djali i Skënderit, Lleja Lika.

Gjatë shpërthimi dëme kanë pësuar edhe banesat përreth.

Kush është Skënder Lika?

Skënder Lika është autori i vrasjes së Rakip Rolit, i cili pas ngjarjes  arratis menjëher nga vendi i krimit së bashku me të birin.

Po ashtu Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve).

Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët. Gjithashtu, Skënder Lika është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras.

shpërthimi me tritol skënder lika

Lini një Përgjigje