
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Artur Bashimit. Mësohet se porosia për eliminimin e tij është dhënë nga burg, ndërsa shpërblimi ka qenë 15 mijë euro.
Bwhet me dije se viktima u qëllua me armë në rrugën “Mihail Boda 200” në lagjen “Agio Pantaleimona” në 18 gusht. Autori i vrasjes ishte i veshur me rroba të errëta, kaskë, xhup motoçiklete dhe doreza në mënyrë që të mos linte gjurmë.
Ai iu afrua 47-vjeçarit dhe e qëlloi një herë në gjoks. Menjëherë pas kësaj, autori u përpoq të tërhiqte përsëri këmbëzën, por arma u bllokua dhe nuk qëlloi. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti një gëzhojë të përdorur dhe një fishek të paqëlluar.
Artur Bashimi rezulton i arrestuar në shkurt të vitit 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi.
Lini një Përgjigje