TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2024, 20:50

Detaje nga vrasja e të miturit në Shkodër; 15-vjeçari u gjet nga një kalimtar rasti, autori dyshohet një bashkëmoshatar!

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga vrasja e të miturit në Shkodër; 15-vjeçari u

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër ku mbeti i vrarë një 15-vjeçar, i identifikuar si E.Gjoni.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se autori i ngjarjes është një i mitur, i cili ka goditur disa herë me thikë 15-vjeçarin i duke e lënë të vdekur.

Bëhet e dije se policia ka sekuestruar kamerat përreth gjë që do të bëjë të mundur identifikimin e autorit.

Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë një konflikt i çastit. Viktima 15-vjeçar mësohet se është gjetur nga një kalimtar i rastit i cili ka njoftuar policinë.

Kujtojmë se 15-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku dhe ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

                                                                                                                                                                              

Lini një Përgjigje