TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2026, 09:17

Detaje të reja nga ngjarja në Maliq: Efektivi i plagosur u qëllua në fyt, në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti
Detaje të reja nga ngjarja në Maliq: Efektivi i plagosur u qëllua
Edison Adri

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Lozhan të Maliqit, ku një operacion policor për kapjen e një personi në kërkim përfundoi me një efektiv të vrarë dhe një tjetër të plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçari Violand Braçellari, i kërkuar nga autoritetet për vepra të ndryshme penale, mes tyre narkotikë, kanosje dhe plagosje, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve të forcës speciale "Shqiponja" gjatë ndërhyrjes për arrestimin e tij.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, humbi jetën efektivi i policisë Enea Mekolli, ndërsa kolegu i tij Edison Adri mbeti i plagosur rëndë.

Burime për "Pamfleti" bëjnë me dije se Edison Adri është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar. Sipas të njëjtave burime, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë një plumb në zonën e qafës.

Në Spitalin e Traumës ndodhet gjithashtu edhe autori i dyshuar, Violand Braçellari, i cili mbeti i plagosur gjatë përplasjes. Raportohet se ai ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

edison adri efektivi

Lini një Përgjigje