TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Qershor 2026, 13:48

Sulm i planifikuar me dronë dhe snajper gjatë festimeve të ditëlindjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë, FBI arreston 5 të dyshuar

Shkruar nga Pamfleti

Sulm i planifikuar me dronë dhe snajper gjatë festimeve të

Autoritetet amerikane njoftuan se kanë parandaluar një plan të dyshuar sulmi që kishte në shënjestër aktivitetin UFC Freedom 250, i cili u zhvillua tw dielwn në Uashington pwr festwn e ditwlindjes sw Trump.

Sipas informacioneve të cituara nga Fox News, deri të hënën pesë persona ndodheshin në paraburgim, ndërsa hetuesit kanë identifikuar gjithsej 23 persona që dyshohet se lidhen me planin.

Sipas të njëjtave burime, të dyshuarit kishin planifikuar të përdornin dronë të pajisur me eksplozivë kundër ndërtesave pranë vendit ku zhvillohej aktiviteti. Autoritetet vlerësojnë se qëllimi ishte të shkaktohej evakuimi masiv i zonës dhe pjesëmarrësit të drejtoheshin drejt pikave ku do të ishin pozicionuar snajperë.

Hetuesit pretendojnë se ekzistonte edhe një fazë e dytë e planit, e cila parashikonte një sulm ndaj portës së Shtëpisë së Bardhë pas goditjes fillestare.

FBI u informua për kërcënimin e mundshëm më 10 qershor dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera, siguroi provat e nevojshme për arrestimin e një të dyshuari në Cincinnati. Gjatë hetimeve u zbuluan biseda në aplikacionin Signal, në të cilat dyshohet se merrnin pjesë disa persona duke diskutuar përgatitjet e operacionit.

Ekzaminimi i telefonit celular të njërit prej të dyshuarve çoi në identifikimin e të paktën 23 përdoruesve të aplikacionit, të cilët sipas autoriteteve shkëmbenin mesazhe lidhur me veprimet përgatitore përpara sulmit.

Një i dyshuar u tha hetuesve se objektivi ishte goditja e “elitave kapitaliste”, “miliarderëve” ose politikanëve që kishin marrë donacione nga Komiteti Amerikano-Izraelit për Çështjet Publike (AIPAC).

Hetimi u shtri në të paktën 12 zyra rajonale të FBI-së në shtete të ndryshme të SHBA-së. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, ia atribuoi parandalimin e sulmit bashkëpunimit të shpejtë mes FBI-së, Departamentit të Drejtësisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit.

“Falë veprimit të menjëhershëm të FBI-së, agjencive partnere dhe Departamentit të Drejtësisë në një operacion që përfshinte disa shtete, shumë persona ndodhen tashmë në paraburgim dhe sulmet e dyshuara u parandaluan”, deklaroi Patel.

Aktiviteti UFC Freedom 250 u zhvillua në kopshtin jugor të Shtëpisë së Bardhë në kuadër të festimeve për 80-vjetorin e presidentit Donald Trump. Sipas organizatorëve, morën pjesë rreth 4.300 spektatorë, mes tyre rreth 1.200 pjesëtarë aktivë të forcave të armatosura amerikane, ndërsa 14 sportistë nga vende të ndryshme garuan në një kafaz të ndërtuar posaçërisht për këtë ngjarje. 

planifikimi i sulmit me snajper ne shtepine e bardhe

Lini një Përgjigje