Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me dhunën fizike të ushtruar ndaj Petrit Çakrit, ngjarje e ndodhur më 15 qershor në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Sipas burimeve, çështja po hetohet për veprat penale të kanosjes dhe dhunës ndaj dëshmitarit, si dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Në kuadër të hetimeve, grupi hetimor ka sekuestruar regjistrimet audio të seancës dhe pamjet filmike të incidentit. Ndërkohë, pritet të merret në pyetje edhe vetë Petrit Çakrit, i cili mori ndihmë mjekësore menjëherë pasi u dhunua fizikisht në sallën e gjyqit nga tre vëllezërit Bushgjoka, të cilët janë të bashkëarrestuar me të.
Të arrestuarit dyshohen si autorë të vrasjes së të riut Renis Dobra. Sipas hetimeve, më 8 korrik 2025, Dobra u rrëmbye, u mbyt dhe më pas u hodh së bashku me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit. Dyshimet paraprake janë se ngjarja lidhet me prishjen e pazareve të drogës.
Pas krimit, policia arrestoi tre vëllezër nga Tropoja si të dyshuar për përfshirje në ngjarje. Sipas hetuesve, pjesë e organizimit të rrëmbimit dhe vrasjes ka qenë edhe Petrit Çakrit, i cili u vu në pranga disa ditë pas ngjarjes.
Lini një Përgjigje