TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2026, 09:09

Në kërkim prej vitit 2017; kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq

Shkruar nga Pamfleti

Autori Violand Braçellari, ishte një person me rrezikshmëri shumë të lartë dhe ndër vite i ka ikur katër herë RENEA-s sepse terreni i vështirë ia ka bërë të mundur.

Në kërkim prej vitit 2017; kush është 43-vjeçari
Violand Braçellari

44-vjeçari i identifikuar si Violand Braçellari është autori i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së policit tjetër Edison Adri.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni policor në Lozhan të Maliqit për kapjen e 43-vjeçarit, i cili prej vitit 2017 ishte në kërkim për llogari të policisë së Vlorës.

Në kërkim prej vitit 2017; kush është 43-vjeçari
Nga përplasja me armë efektivi Enea Mekolli humbi jetën në vend, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur

Autori Violand Bracellari, cilësohej si një person i rrezikshëm, i njohur në zonën e Maliqit për ngjarjet e mëparshme kriminale ku dyshohet se ka qenë i përfshirë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur forcat e policisë, pjesë e forcave “Shqiponja”, po zhvillonin një operacion për kapjen e Bacellarit në zonën e thellë malore të Bodës.

Gjatë afrimit pranë një stani ku ai qëndronte, autori ka konstatuar lëvizjet e efektivëve dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre.

Si pasojë e të shtënave, Enea Mekolli humbi jetën në vend, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur.

Vetë ai është plagosur në dorë.

Violand Braçellari i kishte ikur 4 herë RENEA-s 

Autori Violand Braçellari, ishte një person me rrezikshmëri shumë të lartë dhe ndër vite i ka ikur katër herë RENEA-s sepse terreni i vështirë ia ka bërë të mundur.

Për të ka pasur një vendim gjyqësor për dënimin me 10 vite burg të Braçellarit për "prodhim dhe shitje narkotikësh".

I dënuar nga Gjykata e Korçës në 2017, dënim i lënë në fuqi edhe nga Apeli e Gjykata e Lartë.

Ndërkohë, ishte në gjyq edhe për krime ndaj personit, konkretisht për një plagosje.

Violand Braçellari ka qenë një ish-ushtarak dhe prej vitesh në kërkim për llogari të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një grup policor ishte nisur drejt fshatit të thellë malor Bodë, në Lozhan të Maliqit, për kapjen e Braçellarit.

Gjatë momentit të afrimit pranë stanit të madh të qenve, autori ka vërejtur lëvizje të dyshimta dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri. Nga të shtënat ka mbetur i vrarë në krye të detyrës një efektiv policie, Enea Mekolli, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Në kërkim prej vitit 2017; kush është 43-vjeçari
Spalljeja publike të Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës

violand braçellari violand braçellari vrasja e policit në maliq

Lini një Përgjigje