
Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e djeshme në Lucë të Greqisë. Gjashtë personat që mbetën të vrarë janë bashkëpunëtorë të kryemafiozit turk Baris Boyun, i cili ekzekuton “kontratat e vdekjes” me xhelatët e motoçikletave.
Mediat greke raportojnë se Baris Boyun raportohet është përfshirë në një sërë sulmesh të armatosura në Turqi dhe tani jeton në Itali si i arratisur. Ai është i njohur për bandën e vrasësve me bazë motoçikletash që themeloi në Stamboll dhe në të kaluarën është sulmuar jashtë vendit.
Raportohet e 6 viktimat ishin anëtarë të rrjetit kriminal të Boyun, i cili është i njohur për policinë turke dhe ka qenë objektiv i hetimeve policore në të kaluarën.
Kujtojmë se autoritetet greke kanë arrestuar një shtetas turk të dyshuar si autor i masakrës që ndodhi në Lucë, ku u ekzekutuan 6 shtetas turq, të dyshuar fillimisht si shqiptarë.
Lini një Përgjigje