Kronike13 Shkurt 2024, 11:27

Detaje të reja nga zbulimi i arsenalit të armëve në Vlorë, 31-vjeçari i arrestuar nën vëzhgim prej disa ditësh

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga zbulimi i arsenalit të armëve në

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë së Vlorës të hënën, ku u zbulua një arsenal armësh në një subjekt tregtar dhe ku u vu në pranga pronari i këtij subjekti, 31-vjeçari Gjergji Dërvishaj.

Raportohet se Dërvishaj ishte nën vëzhgim prej disa ditësh nga policia. Blutë po hetojnë në dy pista në lidhje me këtë ngjarje.

Dyshohet se 31-vjeçari i kishte në ruajte për ndonjë grup të mundshëm, apo t’i shiste ndonjë personi të caktuar. Një pistë në të cilën po heton policia e Vlorës, janë duke ekzaminuar edhe armët, nëse janë përdorur më parë në një ngjarje të mundshme kriminale.

“Ndërhyrja e Policisë së Vlorës ditën e djeshme, është kryer pasi 31-vjeçari i cili dispononte njësi tregtare, ka qenë nën vëzhgim prej disa ditësh. Ka pasur informacione se 31-vjeçari mund të posedonte armë, apo mina me telekomandë. Prej mëngjesit të djeshëm, efektivë kanë qenë në survejim të 31-vjeçarit. Pasi kanë konfirmuar informacionet, kanë ndërhyrë. Nga hetimet e kryera, pasi nuk kemi ende një dëshmi të 31-vjeçarit, dyshimet janë që 31 vjeçari t’i kishte në ruajtje, por mund t’i tregonte ato në grupe të ndryshme kriminale. Të paktën edhe nga burimet e policisë, edhe Policia e Vlorës e ka konfirmuar, dyshohet për parandalim të ngjarjeve të mundshme kriminale. Dyshohet se 31-vjeçari i kishte në ruajte për ndonjë grup të mundshëm, apo t’i shiste ndonjë personi të caktuar. Një pistë në të cilën po heton Policia e Vlorës, janë duke ekzaminuar edhe armët, nëse janë përdorur më parë në një ngjarje të mundshme kriminale.

Edhe në vendin ku ndodhet subjekti ku janë gjetur armët, ka kamera sigurie. Janë sekuestruar nga policia për të parë nëse ai ka pasur kontakte me persona të tjerë. Jemi në momentet kur policia është duke vijuar hetimet”, tha gazetari për “Abc News”.