Kronike13 Shkurt 2024, 09:16

U arrestua në 'shtëpi bari', dënohet me burg shqiptari në Britani: U detyrova të punoja për të shlyer borxhet

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua në 'shtëpi bari', dënohet me burg shqiptari

Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet angleze pasi u kap brenda një 'shtëpie bari'.

I arrestuari mësohet se është Alger Çepele i cili u kap i fshehur mes bimëve të kanabisit në një “shtëpi bari” në Wellingborough.

Arrestimi i shqiptarit erdhi pas një operacioni të kryer më 8 dhjetor nga Policia në zonë. Gjatë kontrollit të pronës, oficerët gjetën Çepelen të fshehur në një dhomë gjumi me 304 bimët e kanabisit në gjendje të ndryshme rritjeje.

Në cilësinë e provës materiale Policia sekurestroi bimët e kanabisit. Lëndët narkotike kapnin vlerën e mbi 45 mijë paundëve.

Përveç bimëve të kanabisit u sekuestruan gjithashtu tre telefona celularë, pajisje shoqëruese të nevojshme për të prodhuar bimën dhe një planifikues javor që përmban një orar të detajuar të ujitjes.

Çepele u dënua me 18 muaj burg ndërsa në dëshminë e tij ai tha se ishte i detyruar të punonte pasi kishte borxhe për të shlyer. Borxhe të cilat kishin ardhur nga pagesa e lartë për të mbërritur në Angli.

shqiptar britani shtepi bari