TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2025, 16:18

Nuk iu bindën urdhërit të policisë, një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim në Kukës!

Shkruar nga Pamfleti

Nuk iu bindën urdhërit të policisë, një i arrestuar dhe

Një 43-vjeçar është arrestuar dhe një 18-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit, pasi nuk iu bindën urdhërit të policisë për ndaluar automjetin që ata drejtonin.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Parku i Ri” në qytetin e Kukësit dhe mësohet se 43-vjeçari i arrestuar ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë. Ndërkohë që po punohet për kapjen e 18-vjeçarit.

“Kukës/ Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 43 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. G., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Shtiqen, pasi në vendin e quajtur “Parku i Ri “, Kukës, shtetasi D. G. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte bashkë me shtetasin K. Sh., ndërsa ky i fundit i ka kundërshtur me forcë punonjësit e Policisë. 

Punohet për kapjen e shtetasi D. G.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje