
Një mësuese është dhunuar në ambjentet e shkollës 9-vjeçare "Nimete Progonati" në Memaliaj nga tezja e një nxënëseje.
Uniformat blu raportojnë se 41-vjeçarja është proceduar penalisht pasi pas një konflikti ka dhunuar mësuesen e mbesës.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të bullizimit dhe keqtrajtimit që tezja ka pretenduar se është bërë ndaj mbesës së saj.
Njoftimi i policisë:
Dhunoi fizikisht një shtetase (mësuese), procedohet penalisht 41-vjeçarja.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 41 vjeçe, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Ditën e sotme, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 41-vjeçarja (familjare e një nxënëseje) ka dhunuar fizikisht një mësuese në këtë shkollë.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetases S. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje