
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Memaliaj, ku një mësuese është dhunuar në ambjentet e shkollës 9 vjeçare "Nimete Progonati" në këtë qytet.
Bëhet me dije se 43 vjeçarja M.H. është dhunuar nga tezja e një fëmije në ambjentet e shkollës, ndërsa shkak është bërë pretendimi për bullizim të nxënëses në klasën e 3-të prej mësueses M.H.
Tezja e fëmijës kishte shkuar të merrte mbesën 9-vjeç nga shkolla ndërkohë që e ka gjetur atë duke qarë. 9-vjeçarja është ankuar se mësuesja e kishte qëlluar dhe bullizuar gjatë orës së mësimit ditën e sotme.
Kaq, ka mjaftuar që tezja e fëmijës, shtetasja me inicialet, S.K., të ushtrojë dhunë ndaj mësueses në krye të detyrës.
Sakaq, mësuesja ka shkuar në polici ku ka denoncuar agresoren S. K. për dhunë për shkak të detyrës.
Lini një Përgjigje