
Dorëzohen në polici katër personat e akuzuar që dhunuan me shkopa bejsbolli dhe leva hekuri një 30-vjeçar disa ditë më parë në Korçë.
Kontrollet intensive të policisë në banesat e familjarëve, të afërmve, vendet ku mund të fshiheshin 4 autorët e plagosjes së 30 vjeçarit Ramadan Hasani në ambientet e një lavazhi në Korçë, bëri që të dorëzohen në komisariat paraditen e sotme autorët: Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura.
Arratia e 4 autorëve zgjati 3 ditë dhe në pamundësi për të qëndruar akoma të fshehur, ata janë dorëzuar në komisariatin e policisë së Korçës.
30-vjeçari i cili ra pre e sulmit të autorëve, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai mundi të futet në ambientet e një servisi, ku në fillim një prej personave e ka goditur me shkop dhe pak sekonda më vonë kanë mbërritur dhe tre të tjerë. I riu ka tentuar edhe një herë që t’i shpëtojë dhunës, por nuk kam mundur dhe është goditur nga të katërt personat.
Edhe pse në servis ka pasur të tjerë persona prezent, askush nuk ka tentuar që të ndalojë sherrin. 30-vjeçari i identifikuar si Ramadan Hasani, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se konflikti ka nisur në datë 14 mars mes Hasanit, Selimajt dhe vëllait të këtij të fundit.
Lini një Përgjigje