TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Dhjetor 2025, 12:17

Dhunuan drejtorin e IMT dhe punonjësit e policisë, arrestohen 3 autorët e ngjarjes në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Dhunuan drejtorin e IMT dhe punonjësit e policisë, arrestohen 3
Pamje nga sherri në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona, pas sherrit të ndodhur në në zonën e rrethrrotullimit të Nartës.

Në pranga kanë rënë tre shtetasit Irfan Dalipaj 58 vjeç, Drisild Dalipaj 27 vjeç dhe Fabio Dalipaj 23 vjeç (babai dhe 2 djemtë), të tre banues në Vlorë, pas ngjarjes të rëndë të ndodhur ditën e djeshme ku ata janë konfliktuar me punonjës të INUV.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, në rrethrrotullimin e Nartës, ku këta shtetas ushtrojnë aktivitetin e shitjes së automjeteve dhe lavazhos. Gjatë kontrollit të hapësirave publike nga struktura e Bashkisë Vlorë, ata ushtruan dhunë fizike ndaj Drejtorit të IMT, D. K., 33 vjeç.

Policia ndërhyri menjëherë për të ndaluar sulmin, por tre shtetasit vazhduan dhunën edhe ndaj punonjësve të Policisë, duke u shkaktuar dëmtime trupore. Gjatë përleshjes, një punonjës i Policisë qëlloi një herë në ajër me armën e shërbimit për të zbrapsur sulmuesit, pa shkaktuar lëndime.

Të tre të arrestuarit ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në flagrancë”, ndërsa punonjësit e Policisë janë shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe I. D., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 22.12.2025, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Nartës, ku këta shtetas ushtronin aktivitet të shitjes së automjeteve dhe lavazhos, gjatë kontrolleve të strukturave të Bashkisë Vlorë, me fokus lirimin e hapësirave publike, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Drejtorit të IMT në Bashkinë Vlorë, shtetasit D. K., 33 vjeç.

Menjëherë pas konstatimit të sulmit fizik, punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor kanë ndërhyrë për ndërprerjen e veprimeve të paligjshme, por këta shtetas kanë vijuar dhunën fizike edhe ndaj punonjësve të Policisë, duke iu shkaktuar dëmtime trupore. Gjatë kësaj kohe, njëri prej punonjësve të Policisë ka qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit, me qëllim zbrapsjen e sulmit nga tre autorët, pa shkaktuar lëndime. Punonjësit e Policisë aktualisht ndodhen të shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e Policisë.

Lini një Përgjigje