TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2025, 21:09

Dhunuan familjarë të komisionerit socialist, arrestohen dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Dhunuan familjarë të komisionerit socialist, arrestohen dy persona

Dy nga 4 shtetasit e shpallur në kërkim lidhur me dhunën e ushtruar ndaj familjarëve të një komisioneri të Partisë Socialiste, ngjarje e ndodhur në Pogradec, paraditen e së dielës, janë arrestuar nga Policia e Shtetit.

Policia njoftoi se në vijim të informacionit të dhënë sot ku në qendrën e votimit nr.3901, shtetasi L. T., tashmë i arrestuar nga Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhunoi fizikisht komisionerin shtetasin E. G, dhe më pas disa persona dhunuan familjarët e shtetasit E.G, ju informojmë se:

“Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhe shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë lokalizuan kapën dhe vunë në pranga dy nga katër shtetasit e shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit :

L. K., 34 vjeç, dhe R. T., 37 vjeç, banues në Pogradec për veprat penale ” Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Vijon puna për kapjen edhe të dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim konkretisht shtetasit D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe kapjen dhe shoqërimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Lini një Përgjigje