TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2025, 15:30

Të shtëna me armë zjarri në Milot

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Milot

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Milot-Mamurras.

Gjithashtu mësohet se është bllokuar një Qendër Votimi për shkak të një konflikti verbal.

Ky incident i tensionuar ka ndodhur në qendrën e votimit 0871 në Fushë-Milot, në shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori”, ku dy shtetas, Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi, janë përfshirë në një konflikt verbal.

Sipas informacioneve paraprake, mosmarrëveshja ka nisur brenda perimetrit të sigurisë së njå shkolle dhe ka përfunduar jashtë këtij perimetri, pas një debati mes tyre, raporton Euronews.

Pasi janë shkëmbyer fjalë të ashpra, dyshohet se Kastriot Perdoda ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri, jashtë zonës së sigurisë.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje, ndërsa autoritetet po punojnë për të siguruar se procesi zgjedhor në këtë qendër do të vazhdojë pa pengesa.

Bëhet me dije se shërbimet e policisë së Kurbinit janë nisur drejt vendngjarjes.

 

Lini një Përgjigje