
Një grua u ndalua nga Policia e Kavajës, pasi u kap me një listë emrash që rezultojnë votues. Sipas raportimeve, zyrtarët e Krimit Ekonomik në Policinë e Kavajës, ndaluan shtetasen Xhuli Duda, të cilës iu gjet një listë emërore të familjarëve të saj.
Ndalimi i shtetases ndodhi pas takimit në lokalin e Elvis Roshit, i afërmi i një prej kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Policia po heton rastin si një krim zgjedhor, ndërsa pritet të merret në pyetje edhe Elvis Roshi. Dyshimet janë se e ndaluara mund të ketë marrë një shumë parash në këmbim të votave.
Lini një Përgjigje