TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Maj 2025, 12:15

Dosja 'Metamorfoza'/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Pëllumb Gjokën, Oltian Bistrin dhe të pandehurit e tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Dosja 'Metamorfoza'/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën për dosjen “Metamorfoza”. Shkak u bë mungesa e avokatëve të dy prej të pandehurve.

Seanca e radhës do të mbahet në datën 30 maj, ndërsa edhe vetë disa prej anëtarëve të grupit kriminal nuk morën pjesë në gjyq si; Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xahevahir Lita.

Gjithashtu palët u njohën me vendimin e zëvendësimit të Irena Gjokës si pjesë e treshes gjyqësore, duke u zëvendësuar me Erion Çelën, që i bashkohet trupës aktuale me Etleva Dedën e Floja Hajredinajn. Kolegët e saj njoftuan se Irena Gjoka është me leje për një afat dy mujor, për shkak të rrethanave familjare.

Në seancën e 7 majit, Gjykata e Posaçme ndau çështjen penale për dosjen ‘Metamorfoza’, pasi pranoi pjesërisht kërkesën për gjykim të shkurtuar.

GJKKO ndau më vete Pëllumb Gjokën, Edmond Prekën dhe Behar Brajoviçin (Bajri), duke qenë se kanë vepra më të rënda penale se të akuzuarit e tjerë. Të tre këta do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Ndërsa ish-prokurori Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali dhe ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri do të gjykohen me procedurë të shkurtuar.

Lini një Përgjigje