Kronike11 Maj 2023, 09:44

Droni zbulon parcelën me drogë në Vaun e Dejës, policia në kërkim të autorëve

Shkruar nga Pamfleti

Droni zbulon parcelën me drogë në Vaun e Dejës, policia

Një tokë ku kultivoheshin bimë narkotike kanabis është zbuluar këtë të enjte në Vaun e Dejës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ashta” është zbuluar me dron një ambient i hapur ku ishin mbjellë në kubikë 500 fidanë kanabis.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e policisë kanë konstatuar në fshatin Ashtë, Shkodër, përgjatë bregut të lumit Drin, një ambient të hapur në pronë publike, ku ishin mbjellë në kubikë fidanët e dyshuar kanabis sativa. Një pjesë e vogël e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe ato të komisariateve në varësi, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

droni zbulon parcelën me drogë në vaun e dejës policia