TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2025, 13:59

Dy punëtorë plagosen pasi bien nga lartësia e pallateve, nën hetim administratori dhe përgjegjësi i kompanisë

Shkruar nga Pamfleti

Dy punëtorë plagosen pasi bien nga lartësia e pallateve, nën

Dy aksidente në punë në kantieret e ndërtimit për pallate, kanë ndodhur në Tiranë gjatë orëve të fundit. Policia ka nisur hetimet dhe mori nën akuzë një administrator kompanie dhe një përgjegjës sigurie pasi mbetën të plagosur 2 persona.

Sipas policisë, nën hetim u mor 46 vjeçari me inicialet A.Ç, me detyrë administrator i një firme ndërtimi, pasi ditën e djeshme duke punuar, ka rënë nga lartësia e një objekti në fazë ndërtimi punëtori Q. B., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu për rastin e dytë policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për E. M., 33 vjeç, me detyrë përgjegjës sigurie në një firmë ndërtimi, pasi gjatë punës aksidentalisht është dëmtuar punëtori B. H., 46 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për të dyja ngjarjet, ata po hetohen mbi dyshimet pwr mungesën e kushteve të sigurisë në punë.

Lini një Përgjigje