TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2025, 10:44

Goditet me gur në kokë gjatë sherrit, 20-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma

Shkruar nga Pamfleti

Goditet me gur në kokë gjatë sherrit, 20-vjeçari në

Goditet me gurë në kokë, gjatë një konflikti të çastit, përfundon në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore, 20 vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ndërsa policia arrestoi 29-vjeçarin Jurgen Bushi, me akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Jurgen Bushi, 29 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sipas informacioneve zyrtare, Bushi dyshohet se gjatë konfliktit ka goditur me gur në kokë shtetasin H. K., 20 vjeç, i cili po trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdesin e specializuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje