
Svetlana Timofeeva, rusja e cila ishte pjesë e grupit të të huajve që sulmuan uzinën e Gramshit, ka dalë sërish para Gjykatës ditën e sotme.
Në Gjykatën e Rrethit Elbasan, rusja është paraqitur këtë herë me kërkesë të Prokurorisë e cila kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit. Por mbrojtja kundërshton, pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.
Gjykata e Elbasanit ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës së sigurisë. Kjo ka bërë që mbrojtja të kërkojë përjashtimin e gjyqtares.
Nisur nga fakti që gjyqtar i çështjes është kryetarja e gjykatës, kërkesën për përjashtim duhet ta shqyrtojë Gjykata e Apelit në Tiranë.
Timofeeva u arrestua gushtin e vitit të shkuar së bashku me dy persona të tjerë, me akuza për spiunazh.
Lini një Përgjigje