Kronike29 Nëntor 2023, 10:38

Dyshohet se po përgatitej për atentat, gjurmët e gishtërinjve në makinën e vjedhur “tradhtojnë” shqiptarin në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se po përgatitej për atentat, gjurmët e

Automjeti i vjedhur që u gjet tre ditë më parë në Paleo Faliro, lidhet me veprimtarinë e një krimineli shqiptar të përfshirë në grabitje.

Sipas mediave greke, në sendiljen e pasme të makinës u gjet një kallashnikov, një granatë, karikatorë, një bidon benzinë ​​dhe një helmetë.

Sipas informacioneve, automjeti ishte me targa false, ndërsa makina rezulton e denoncuar si e vjedhur më 14 shtator në drejtorinë e policisë.

Shqiptari u “tradhtua” nga analizimi i gjurmëve të gishtërinjve dhe ADN-së të gjetura në makinën e vjedhur.

Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje për shënjestrën e 39-vjeçarit dhe nëse bëhej fjalë për atentat apo për grabitje.

Shqiptari ka qenë i përfshirë në grabitjen e bankomateve, ndërsa në të kaluarën është arrestuar një herë në Patra dhe një herë në Athinë.

 

greqi atentat adn