Ka marrë fund arratia disa-vjeçare e një shqiptari i dënuar në Francë për vjedhje.
Arben Kananaj 50 vjeç, është prangosur në qytetin Leicester në Angli për qëllim ekstradimi në Francë.
Në seancën e parë të ekstradimit mbajtur më 28 gusht, raporton se Kananaj i cili për tu fshehur përdorte emrin Arben Berisha, akuzohet për 21 grabitje banesash.
Ai është dënuar në Francë në mungesë me vendimin numër 17/0020-No.2018/00086.
Kananaj do ta ndjekë procesin e ekstradimit i lirë me kusht pasi familjarët vendosën një garanci në gjykatë prej £5000.
Si seancë të radhës të këtij procesi ekstradimi gjykata vendosi datën 21/11/2025 ora 10:00.
Lini një Përgjigje