
32-vjeçari Besmir Kumria mbeti i vrarë pasi u godit me thikë në një lokal në Divjakë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.
Viktima është Besmir Kumria, ndërsa mësohet se i riu është qëlluar me thikë gjatë një konflikti fizik. Raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal në fshatin Kryekuq mbrëmjen e së martës.
Sipas informacioneve jo zyrtare pasi ka parkuar makinën në rrugë, autori ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë të cilët nuk e kanë njohur autorin dhe shtojnë se ai nuk është banor i zonës. Besmir Kumria punonte në Himarë gjatë sezonit të verës dhe ishte kthyer në Divjakë.
Autori i ngjarjes 25-vjeçari Xhesion Toromeni është arrestuar nga policia ndërsa fatkeqësisht 32-vjeçari nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra. Mësohet se krimi ka ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme për një kanal vaditës.
"Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.
Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.
Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.
U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje