Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit, ku një person ka humbur jetën.
Sipas policisë, një 62-vjeçar i identifikuar si Xhoxhi Prifti po punonte tokën e tij bujqësore me traktor. Dyshohet se gjatë procesit të punës, mjeti bujqësor është përmbysur duke i shkaktuar 62-vjeçarit vdekjen e menjëhershme.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik
Lini një Përgjigje