Kronike24 Maj 2024, 21:34

E rëndë në Itali, 42-vjeçarja shqiptare masakron me thikë fqinjet e saj nënë e bijë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Itali, 42-vjeçarja shqiptare masakron me

Një 42- vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane për plagosje të dyfishtë ndaj fqinjëve të saja, në Pavia të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije, se 42-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të saj në mbrëmjen e djeshme 23 maj, rreth orës 18:00, ku në banesë ajo ka gjetur të moshuarën 90- vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.

Pa asnjë arsye, shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit. Më pas, ajo është fshehur në një oborr të brendshëm të shtëpisë, ende me thikën në dorë. Pasi karabinierët lokalizuan 42- vjeçaren, sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e ftohtë.

Mësohet se nënë e bijë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në spital. Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-veçarja shqiptare e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme.

itali