
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Suk të Roskovecit, ku është vetëvarur një 17-vjeçare.
17-vjeçarja është gjetur e pajetë nga familjarët, ndërsa nuk konstatohen shenja dhune.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, që kanë cuar 17-vjeçaren drejt këtij akti.
"Më datë 25.05.2024, rreth orës 12:15, në fshatin Suk, Roskovec është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje