
Janë publikuar pamjet e automjetit të përdorur nga autorët e atentatit pranë Rinasit.
Në foto shihet se makina është totalisht i shkrumbuar.
Makina e djegur e autorëve të atentatit ndaj Gilmando Danit dhe shoqëruesit të tij Muçi Shaljani (Sheqeri) është gjetur në një përrua, pranë aksit Fushë Krujë-Krujë, mes fshatrave Halil dhe Zall.
Në vendin ku u gjet makina nuk ka rrugë të përshtatshme dhe se aty mund të shkohet në këmbë përmes një shtegu. Brenda automjetit sipas policisë u gjetën 4 armë zjarri.
Lini një Përgjigje