TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2025, 18:04

“Policia godisje xhamin me shkelm”, Klodiana Lala tregon detajin që e tronditi: Autorët e atentatit në Rinas ishin profesionistë!

Shkruar nga Pamfleti

“Policia godisje xhamin me shkelm”, Klodiana Lala tregon detajin

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi atentatin në Rinasi, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani.

Lala e ka cilësuar ngjarjen si një krim të mirëorganizuar dhe të kryer nga autorë profesionistë.

Gazetarja tha se atentati ka ndodhur në një nga zonat më të sigurta të vendit, vetëm 50 metra larg komisariatit të policisë.

Autorët jo amatorë. Kryen një krim në një zonë shumë të populluar ku postblloku i policisë duhet të jetë pikërisht aty, sepse është edhe zona vip, ku hyjnë personat e njohur dhe politikanët dhe konsiderohet si zonë shumë e mbrojtur”, tha ajo.

Gazetarja u shpreh se tronditëse është mënyra si reaguan efektivët e policisë pas ngjarjes, ndërsa theksoi se ngjarja ndodhi pranë komisariatit të Rinasit dhe në një zonë të konsideruar tepër të sigurt.

“Ajo që është më tronditëse është se pasi u krye krimi ka pasur tentativë për t’u dhënë ndihmë personave në automjet, por të shohësh polici e godet me këmbë xhamin e makinës, çka tregon si është shkretuar policia. Kërkohet një levë të hapet xhami që të hapet makina. Komisariati i Rinasit është vetëm 50 metra nga vendngjarja”, tha ajo.

Lini një Përgjigje