Kronike25 Maj 2023, 16:14

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, ndërron jetë 62-vjeçari në Lushnje

Shkruar nga Pamfleti

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga zetori me ë cilin po punonte tokën.

Ngjarja sipas asaj që raportohet nga informacionet zyrtare, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin e quajtur Hysgjokaj në qytetin e Lushnjës

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që Polica dhe grupi hetimorë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlen të theksohet se ky nuk është rasti i parë ku qytetarët të ndershëm kanë humbur jetën në rrethana të tilla, pasi janë zënë poshtë nga mjetet bujqësore.

lushnje 62-vjeçari zetori