Kronike25 Maj 2023, 15:51

SPAK dhe prokuroria e Korçës letërporosi në Greqi, kërkojnë ekstradimin e Laert Haxhiut dhe Firdeus Berberit

Shkruar nga Pamfleti

SPAK dhe prokuroria e Korçës letërporosi në Greqi,

SPAK ka dërguar një kërkesë për ekstradim në gjykatë, ku kërkon nga Drejtësia Greke që të transferojë në Shqipëri, Laert Haxhiun njeri ky i dënuar me 18 vjet heqje lirie dhe hetuar në masën e sigurisë arrest në burg si i dyshuar në vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.

Haxhiu u ndalua gjatë një ndjekje që i bëri policia e Janinës një automjeti tip “BMW X6”,duke arrestuar personin shumë të kërkuar që fshihej në Greqi me dokumente false, duke përdorur emrin Gjeorgjian, Mikis Askalidis.

E njëjta kërkesë për ekstradim është dërguar nga prokuroria e Korçës, për Firdeus Berberin, 22-vjeçari i cili u arrestua në Janinë të Greqisë. Kjo pasi Berberi ka një proces të hapur pranë gjykatës së Korçës, ku akuzohet për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, “Prishje e qetësisë publike”.

Berberi është djali i Ilir Berberit ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Liri i Rushkës”, person ky me precedentë penalë i implikuar në ngjarjen e goditjes së hotel “Voloreka” në gushtin e vitit 2020. Prokuroria e Korçës kërkon nga autoritet Helene, që Firdeus Berberi të transferohet drejt Shqipërisë, ku do i nënshtrohet procesit gjyqësor.

Ndërsa ka vijuar më tej në djegien e makinës së Muçllarit, ngjarje kjo për të cilën është arrestuar dhe dënuar Mariglen Topuzi.

Ngjarjet kriminale u intensifikuan në muajin Gusht 2020, ku në datat 1 dhe 8 gusht është sulmuar me 85 plumba hoteli “Voloreka” në Drilon, që është në pronësi të Jetmir Muçllarit, babait të Johanit.

spak leart haxhiu firdeus berberi