TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Tetor 2025, 14:45

Eksperti i sigurisë bën thirrje për amnisti: Në atentate shohim kallashnikov të 97-ës, armët e reja vijnë nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti
Eksperti i sigurisë bën thirrje për amnisti: Në atentate
Eksperti i sigurisë, Fation Softa

Eksperti i sigurisë, Fation Softa teksa po  analizonte ngjarjen e Manzës, ku dy të rinj humbën jetën pas debatit për një kafe të pashërbyer, ka bërë thirrje që shteti të mbledhë armët.

Softa tha se ka ardhur koha për një amnisti, që qytetarët të dorëzojnë armët pa pasur ndëshkime penale, pse jo sipas tij edhe vendosja e një shpërblimi financiar nga shtetit çka mund të nxisë dorëzimin e tyre.

“Atëherë nga disa amnisti, nuk është se ka pasur ndonjë funksionim, por nuk është se janë mbledhur pak armë. Një pjesë e armëve janë mbledhur. Pjesa tjetër vazhdon. Në momentin që ti vendos një amnisti, për shembull afat një mujor apo nuk e di se sa përcaktohet me vendim, me ligj, çdo njeri që ka një armë e dorëzon atë dhe nuk ka asnjë pasojë ligjore. Kjo quhet amnisti. Para amnistisë dhe mbas amnistisë vepron ligji për armëmbajtje pa leje dhe është kodi penal që e bën dënimin e tij. Në atë afat çdo njeri që posedon një armë zjarri, pistoletë, municion, granata e çfarë ka e dorëzon në mënyrë vullnetare gjatë kësaj periudhe nuk ka asnjë lloj pasoje lidhur me armët që ka mbajtur. Pra quhet amnisti. Mendoj që ka ardhur koha për një amnisti. Ka pasur tentativa në parlament për një amnisti të re, por nuk e di pse këto iniciativa kanë mbetur në dyert e parlamentit. Ndoshta një amnisti e re dhe mendoj që mund të jetë një amnisti edhe me efekt financiar. Pra jo vetëm thjesht amnisti që ti nuk dënohesh, por të ketë dhe një amnisti duke pasur një shpërblim financiar. Kjo mund t'i nxisë edhe më shumë. Kjo mund t'i nxisë dhe atë që e mban, që thotë ta mbaj se edhe mund ta shes. Pra më mirë e çon këtë gjë e dorëzon, sesa e shet në tregun e zi. Ta marri shteti sepse i bie të shpëtojmë një jetë nga çdo armë që mbetet”, tha Softa në “Puls”.

Më tej Softa deklaroi se sa i përket zonave problematike, aty armët mund të mblidhen përmes ndërhyrjes më forcë të shtetit.

“Pas kësaj mendoj se duhet të ketë nisma ligjore se si mund të mblidhen dhe me forcë. Pra duhet të gjejmë nisma ligjore që të kemi mundësi në zonat më problematike, në zonat të cilët kanë informacione se si mund të gjendet mënyra për t'i mbledhur me forcë armët përmes kontrollit të banesave, kontrollit të makinave apo përmes bashkëpunimit me informatorë qoftë dhe nga bota e krimit, nëpërmjet pagesave ndaj tyre ose lehtësirave që mund të jepen. Por duhet të gjendet mënyra, të mblidhen armët, sepse ky është një problem madhor”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Softa zbuloi më tej se “janë ende mbi 50% e armëve të 97-ës që janë të pambledhura”.

“Janë në qarkullim mbi 50%. Është një sasi e madhe. Kryesisht të gjithë kallashnikovët që janë në atentate janë armë të 97-ës. Nuk prodhohen më kallashnikovë. Kanë kaluar kaq shumë vite akoma në të gjitha atentatet nuk shohim armë të reja, por shohim armën Kallashnikov. Pra gjithmonë në atentate ka pasur nga dy deri në tre armë të tilla. Janë ato armë të cilët janë gjetur të djegura në automjetet e braktisura. Është identifikuar arma që ka qenë e tipit kallashnikov”, tha Softa.

eksperti i sigurisë bën thirrje për amnisti kallashnikov të 97-ës

Lini një Përgjigje