TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Tetor 2025, 13:40

Vidhnin taksistët dhe qytetarët në Tiranë, në pranga 3 persona; mes tyre edhe një femër

Shkruar nga Pamfleti

Vidhnin taksistët dhe qytetarët në Tiranë, në pranga 3

Policia e Tiranës ka goditur një grup grabitësish të taksistëve dhe qytetarëve në rrugë, duke çuar në pranga 3 persona të dyshuar, mes të cilëve edhe një femër.

Policia ka zbardhur disa raste ngjarjesh kriminale nga të ndaluarit, me precedentë= të mëparshëm penalë.

Mësohet se të arrestuarit janë Ajla Qefalia 22 vjeçe, Fatbardh Byberi 36 vjeç dhe Luis Mija 22 vjeç. Ata akuzohen për vjedhje me dhunë të një portofoli, një taksisti dhe më pas i vodhën celularin, një shtetaseje. Fillimisht u kapën dy prej tyre dhe më pas u arrestua personi i tretë i cili lëvizte me taksi.

Tre personat e arrestuar ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e të njëjtin krim, u arrestuan ndërsa për 22-vjeçaren Ajla Qefalia u vendos masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me objektiv identifikimin dhe arrestimin e autorëve të vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Episodet”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit A. Q., 22 vjeçe, F. B., 36 vjeç dhe L. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, shtetas me precedentë në fushën e vjedhjeve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, shtetasit A. Q. dhe F. B. kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë, portofolin, drejtuesit të taksisë me të cilën lëviznin në rrugën “Selaudin Zorba”. Më pas, dyshohet se i kanë vjedhur celularin, një shtetaseje, në rrugën “Tahsim Shehu”.

Më tej, nga hetimet rezultoi se shtetasja A. Q. ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari, ishte me 2 të arrestuarit e tjerë, në taksi, në momentin që kryen tentativën për vjedhje.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

1 Komente

  1. s
    sam

    Ishte me mase arrest ne shpi per vjedhje. Kapet prape per vjedhje dhe duke thyer masen e sigurise. Denohet prape arrest ne shtepi. E cuditshme. Vetem ne Shqiperi ndodh.

    Lini një Përgjigje